Selena Gomez tani në një stil retro

Selena Gomez po kalon një verë mjaft të ngarkuar. Mes promovimit të sezonit të ri të serialit të saj "Hulu Only Murders in the Building", nuk harron të duket bukur. Tani me një stil veror nga e kaluara historike

Selena Gomez, në një dyqan Sephora në Paris. Foto Getty Images

Ylli i popit Selena Gomez me të arritur në një dyqan Sephora në Paris, për turneun e saj në eventin e bukurisë së rrallë evropiane, shihet e veshur me një pamje të re luksoze. Veshja me dy pjesë përfshinte një bluzë xhakardi të thurur dhe një minifund të ngjashëm. Po ashtu ajo mbante çantën e zezë “Le Coeur” nga pranvera e dimrit 2022, e cila ka formën e një zemre.

Këtë veshje Gomez e ka kombinuar me taka të bardha të ndezura dhe vathët rrathë të mëdhenj. Flokët poshtë, por pjesërisht të rrahura, duke i dhënë veshjes edhe më shumë ndjesi të viteve të 60-ta.

Udhëtimi i saj u bë gjatë Javës së Modës në Paris, kështu që ka kuptim që Gomez bëri gjithçka për turneun e saj. Ajo u ndal për të buzëqeshur dhe për të përshëndetur turmën që ishte mbledhur për ta parë atë jashtë dyqanit.

Selena Gomez

Ndërsa, ajo ka punuar me stilisten e saj Kate Young për një kohë të gjatë, dhe së bashku me të kanë kultivuar një pamje të re për sezonin veror që ka të bëjë me një modalitet, ndjeshmëri të frymëzuar nga vitet e ’60-ta. Veçanërisht kanë marrë parasysh fiksimin e dekadës me fundet mini.

Selena Gomes dhe stilistja Kate Young

Po ashtu, Gomez është shfaqur në Milano me një pamje totale të Prada-s, e përbërë nga një këmishë me kopsa smeraldi, një minifund me vija, dhe taka të zeza kotele.

Selena Gomez

E frymëzuar nga vitet e ’60-ta u shfaq edhe në një festë të lansimit të “Bukurisë së rrallë”, në Londër me një fustan mini Glemaud me dekolte të verdhë, kombinuar me taka PVC me rripa dhe rrathë të artë.

Selna Gomez

Të gjitha këto kanë qenë një drejtim i ri argëtues për artisten me famë botërore, dhe dëshmojnë se vera është koha më e mirë për të eksperimentuar dhe provuar një stil të ri. Është e qartë se funksionon për të. Dhe diçka na tregon se do të vijnë shumë të tjera nga këto rikthime.

Gomez lansoi në fund të qershorit një koleksion të ri buzëkuqësh mat dhe astar për Rare Beauty, e cila është një markë bukurie vegane.

Ajo, gjithashtu, ka promovuar e serialin e saj të ri në Hulu, Only Murders In The Building, në të cilin luan bashkë me komedianët legjendarë Steve Martin dhe Martin Short.

Më 27 qershor, ajo mori pjesë në premierën e tyre të sezonit 2 në Los Anxhelos, e veshur me një fustan magjepsës deri në dysheme që, gjithashtu, kishte një ndjenjë klasike, megjithëse kjo ishte pamje më e vjetër e Hollivudit.

Selena Gomez

Fustani i Michael Kors me një mëngë ishte bërë nga materiali i shkëlqyeshëm argjendi dhe kishte disa prekje moderne, si një prerje anësore dhe një e çarë lart kofshëve që thuajse lidhej me dritaren strategjike, shkruan Elle.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika