I ftuar në “Debat Plus”, Selim Selimi, ka thënë se Kosova duhet të ketë një qasje më të duhur karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në “Debat plus” ku është duke u debatuar në lidhje me raportet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë, Selimi ka thënë se Kosova po sillet me Amerikën sikur të jetë fuqi nukleare.
Sipas tij, Kosova duhet të mundohet që sa më shpesh të ketë vizita në SHBA.
“Në Amerikë shkohet për siguri për ekonomi, marrëdhënie jonë me Amerikën është shumë komplekse. Ky po sillet fuqi nukleare, me një GDP me trillona është problematike. Sa më shpesh që shkon në Amerikë aq më mirë, kur të shkosh në Amerikë ti takohesh me ndonjë zyrtarë të denjë. Ky përpjesëtim i dialogut me Amerikën është faji i presidentes dhe Amerikës”, ka deklaruar ai.
Ai e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se e ka shndërruar dialogun në dialog teknik. Sipas tij, Kosova duhet të insistojë që të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.