Selimi rideklarohet i pafajshëm: S’kam të bëj asgjë me asnjë nga krimet e pretenduara

Gjersa ka thënë se luftën nuk do të zgjidhej kurrë si profesion apo si pasion, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se e njëjta paraqiste një domosdoshmëri për jetesë. Selimi ka theksuar se nuk ka frikë nga drejtësia por nga padrejtësia

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka deklaruar se nuk ka të bëj asgjë me krimet e pretenduara të aktakuzës kundrejt tij.

Në seancën gjyqësore në Hagë, Selimi ka deklaruar se vazhdon që aktakuzën ta konsiderojë si të pabazuar në fakt dhe për rrjedhojë, i njëjti është rideklaruar i pafajshëm.

“Sido që rodhën ngjarjet, tash Jemi përballë një aktakuze që me të drejtë vazhdojmë ta konsiderojmë  si të pabazuar mbi fakte e argumente, prandaj përball kësaj aktakuze sërish deklarohem se nuk kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara në këtë aktakuzë”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se ushtarët e UÇK-së nuk kishin kazerma dhe madje as uniformë gjersa theksoi se këto të fundit i sajonin vet. Selimi tha se lufta ishte një domosdoshmëri për të mbijetuar.

“Luftën nuk do t’a zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e si shoqëri”, ka deklaruar Selimi.

Në mesin e opsioneve të tij, për të qëndruar në Kosovë ose për të mërguar, Selimi ka thënë se vendosi të iu bashkohej Familjes Jashari.

“Në atë kohë unë kisha dy opsione, të qëndroja në Kosovë dhe të prisja që potencialisht një ditë mund të helmohesha, të arrestohesha, të vritesha, të dërgohesha me dhunë në ushtrinë vrastare të Serbisë, apo për t’iu shmangur kësaj, ta lëshoja edhe unë Kosovën, të shkoja diku në Gjemani, apo në Holandë këtu, ku kisha gjysmën e familjarëve të mi, të kërkoja azil si shumë të rinj shqiptarë. Në mes të këtyre dy opsioneve, unë zgjodha një rrugë të tretë. Në vend që t’u bashkohesha familjarëve të mi në mërgim, unë iu bashkova një familjeje akoma më të madhe, iu bashkova familjes Jashari në Prekaz. Lashë ëndrrat e mia të rinisë, lashë studimet e letërsisë dhe u bëra pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja në atë kohë e kishte emrin ushtri, por nuk numëronte shumë njerëz”, ka thënë Selimi.

Tutje, i njëjti deklaroi se nuk ka frikë nga drejtësia por nga padrejtësia gjersa shpreson që pafajësia e tij do të jetë ajo që vërtetohet në fund të procesit.

Tashmë, në Gjykatën Speciale në Hagë ka rinisur seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika