Selimi: Thirrjet në festën e Vidovdanit janë të drejtuara nga Beogradi

Sipas Selimit, mesazhet e treguara në festën e sotme serbe ishin nxitje të urrejtjes dhe njëherësh, një avantazh i Kosovës për t'i treguar Evropës fytyrën e vërtetë të Serbisë

Selim Selimi, analist

Analisti, Selim Selimi ka thënë se thirrjet dhe mënyra e mbajtjes së organizimit të festës së Vidovdanit janë të direktuara nga shërbimi sekret serb.

I ftuar në Debat Plus, Selim Selimi ka thënë se Kosova ka pasur një avantazh politik përgjatë festimeve të Vidovdanit për të treguar fytyrën e vërtetë të politikës serbe e cila është kundër Evropës dhe pro Serbisë.

“Organizatorët janë të orkestruar nga shërbimi sekret serb dhe ne jemi në avantazh për të treguar se kjo është ndjenja e vërtet e Serbisë dhe e vërteta ndjenjë është pro Rusisë dhe kundër Evropës. Ne po tregojmë që jemi vend demokratik ndaj festave religjioze të tyre mirëpo njëherësh, ne duhet të tregojmë që kjo po përdoret nga Serbia në disavantazh të Kosovës”, thotë Selimi.

Gjersa ka thënë se Policia e Kosovës ka treguar sjellje korrekte, Selimi njëherësh ka reaguar edhe pas shikimit të deklaratave të nacionalistëve serbë përgjatë festimeve.

Një qytetar ka thënë se “presionet nga policia, përcjellja e autobusëve, kontrollet e sigurisë janë një budallallëk, kjo është kauzë fetare e jonja dhe ne jemi këtu për të nderuar të parët tanë”, ndërsa një tjetër ka thënë se heqja e bluzave të cilën e kishte kërkuar Policia e Kosovës, ishte budallallëk.

Këto deklarata, analisti Selimi i ka cilësuar sikurse “trushpërlarja nacionaliste serbe” duke theksuar se mesazhet e tyre ishin mesazhe provokuese.

Spahiu për Vidovdanin: Kjo festë serbe duhet të kushtëzohet

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu

Nga ana tjetër, analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se pranimi i kësaj feste ishte një veprim i pavëmendshëm i delegacionit shqiptar përgjatë diskutimit të planit të Ahtisarit në Vjenë.

“Nuk është dashur të lihet të kalojë kaq lehtë” ka thënë ai gjersa ka theksuar se ky është një ndër ato momentet “ne po e marrim pavarësinë të shohim se çka po bëhet”.

Ndër të tjera, sipas Spahiut, Vidovdani do të mund të përdorej si reciprocitet, ngase Kosova kishte bërë mbrojtjen e vendit.

Sipas tij, kjo festë serbe duhet të kushtëzohet nga ligjshmëria dhe Kushtetuta e Kosovës.

Më herët të martën, dhjetëra serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika