Selmanaj: Asnjëherë pas kësaj fotoje nuk e kam takuar më personin

Në një lidhje direkte për Debat Plus, Selmanaj ka thënë se shkrepja e kësaj fotografie dhe takimi me të dyshuarin kishte ndodhur në fund të vitit 2020. Kjo kishte shënuar takimin e parë dhe të fundit të Selmanaj me të dyshuarin për planifikimin e atentatit ndaj Kryeministrit Kurti

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në lidhje telefonike në Debat Plus





Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se takimi në foto është rasti i fundit dhe njëherësh, ai i vetmi ku ka takuar të dyshuarin për një atentat ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një lidhje direkte për Debat Plus, Selmanaj ka thënë se shkrepja e kësaj fotografie dhe takimi me të dyshuarin kishte ndodhur në fund të vitit 2020, në kohën kur ai ishte kryeministër.

“Kjo fotografi ka ndodhur në fund të vitit 2020, unë në atë kohë isha zëvëndëskryeministër dhe gjate udhëtimit tim Prizren -Prishtinë, personi në mes është mik i familjes dhe ky më ka thënë qe kam dy miq nga Shkodra që kanë dëshirë të të takojnë. Meqenëse kanë ardhur nga Shkodra, po vi dhe po i takojë. Është një restaurant afër Prizrenit dhe as nuk e kam pyet as si e ka emrin dhe më kanë prezantuar vetëm si mik nga Shkodra”, ka thënë Selmanaj gjersa ka theksuar se “gjithçka ka përfunduar aty, takimi i parë dhe i vetëm”.

Ai ka thënë se vetëm sot e ka kuptuar që ky ishte personi që dyshohej për atentatat ndaj Kryeministrit Kurti.

Ndryshe të hënën e 19 shtatorit, mediumi shqiptar A2news, ka raportuar se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Sipas këtij mediumi, kjo është bërë e ditur nga një dokument i cili është bërë publik të hënën nga disa hakerë, të cilët dyshohet se këto dokumente i kanë marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Selmanaj sqaron fotografinë me të dyshuarin për planin e atentatit ndaj Kurtit





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika