Selmanaj i LDK-së ia numëron Kurtit pasojat që i erdhën Kosovës “shkaku i sanksioneve të BE-së”

Dita e 60-të apo 2 muaj, që kur bota demokratike i vendosi sanksione shtetit tonë."

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se janë bërë 2 muaj qëkur bota demokratike i “vendosi sanksione” Kosovës.

Selmanaj i ka numëruar ato çka pasuan pas masave ndëshkuese të BE-së.

“Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qendror;

Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal;

Janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike;

Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare;

Janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Sipas tij, Kosovën, “në këtë gjendje e sjell vetëm një mendësi qeverisëse KOMUNISTE, TOTALITARE dhe JO DEMOKRATIKE”.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika