Selmanaj i LDK-së: Në vendet demokratike hajnat i mbron avokati, në Kosovë i mbron kryeministri

"Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati. Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij. Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria. Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linqon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij"

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi ky i fundit ishte i ashpër ndaj prokurorëve të Prokurorisë Special.

Kurti para disa ditësh ka komentuar aksionet e Policisë së Kosovës në tri lokacione, ku u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Ministri kjo e udhëhequr nga Rozeta Hajdari. I arrestuar i tretë është një biznesmen nën dyshimet për “dallavere” me rezervat shtetërore.

Kurti kishte thënë se qeverisja e tij i prodhon si fituesit, ashtu edhe humbësit e saj. Sipas tij, humbësit i gjen tek “elita e vjetër dhe korruptuar politike”, të gjykatësit, prokurorët dhe të mediat e keqpërdoruara.

Kurse, sipas deputetit të LDK-së, në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit i mbron dhe i përfaqëson avokati, ndërsa në Kosovë, kryeministri.

“Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati. Në Kosovën tonë i mbron dhe i përfaqëson kryeministri dhe qeveria e tij”, ka shkruar Selmanaj.

Më tej, Selmanaj ka thënë se në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit i ndjek dhe i akuzon Prokuroria, kurse në Kosovë, Prokuroria linçohet dhe sulmohet nga kryeministri dhe qeveria e tij.

“Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit i ndjek dhe i akuzon Prokuroria. Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse i linçon dhe i sulmon kryeministri dhe qeveria e tij. E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!”, ka shtuar Selmanaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika