Selmanaj kritikon Qeverinë Kurti: Po i shkatërron themelet e shtetit demokratik të Kosovës

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qeveria Kurti është duke shkatërruar themelet e shtetit demokratik të Kosovës.

Selmanaj ka përmendur disa nga shkeljet e kësaj qeverie duke përfshirë përgjimin e gazetarëve, sulmet ndaj organeve të drejtësisë, e lënia e ushtrisë pa bukë si dhe mospjesmarrja në seanca të Kuvendit.

“Albin Kurti dhe koalicioni qeverisës, po i shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik.

– Përgjojnë paligjshëm gazetarë;

– Detyrojnë Institucionet e Pavarura, pas tre muajsh t’i ndryshojnë dhe falsifikojnë raportet e tyre;

– Sulmojnë Gjykatën Kushtetuese;

– Sulmojnë organet e pavarura të sistemit të drejtësisë;

– Mbi 2 vite e lënë vendin pa Kryeprokuror;

– Udhëheqin institucionet me metoda parapolitike;

– Ikin si të ligë nga seancat e Kuvendit, nga frika e ballafaqimit me opozitën;

– Në vend të bashkëpunimit me opozitën shqiptare, bashkëpunojnë me “zemljakët” dhe “bratet” e tyre;

– Vjedhin paturpësisht në ujë, miellë, krip dhe vaj;

– Vjedhin në energjinë elektrike;

– Vjedhin në librat e fëmijëve tanë;

– Vjedhin dhe abuzojnë me 2123 kontrata sekrete;

– E lënë Ushtrinë e Kosovës pa ushqimin e nevojshëm!.

Fundi politikë i Albin Kurtit dhe logjikës së tillë qeverisëse, është shërbimi më i madh kombëtarë që mund t’i bëhet vendit!”, ka shkruar Selmanaj.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika