Selmanaj: Kurti ka rrëshqitur në lojën dhe skenarin e Vuçiqit

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se nuk ka platformë, strategji dhe ide se në çfarë procesi kompleks ka hyrë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

“Albin Kurti ka rrëshqitur në lojën dhe skenarin e Vuçiqit”.

Kështu ka thënë Driton Selmanaj – deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), teksa ka shtuar se secila etapë, secili segment që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e prek, është duke e prishur.

Selmanaj e ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se nuk ka platformë, strategji dhe ide se në çfarë procesi kompleks ka hyrë.

“Kurti në secilën situatë, etapë, segment që po prek, është ka prishë. Marrëveshja me Serbinë është interes kombëtar për Kosovën. Ai nuk ka as platformë, as strategji, as ide nuk ka ku ka hyrë në çfarë procesi kompleks dhe shumë delikat. Nuk është i lehtë si proces por duke e parë këtë se çfarë qasje ka, i papërgatitur, pa ide, pa strategji frikësohem se edhe me padije në situata të caktuara e fut vendin në qorrsokakë që më pas kthim prapa nuk ka”, ka thënë Selmanaj.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për takimin në Bruksel, të hënën e 15 majit, Selmanaj ka thënë që Marrëveshja e Ohrit ka avancuar aq shumë në kuptimin negativ sa që kushdo që vjen pas kryeministrit Kurti nuk e ka më referencë 2013-tën e 2015-tën por e ka Ohrin.

Sipas tij, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë e tejkalon 2013 dhe 2015.

“Nëse Serbia s’del përgjegjëse për krimet në Kosovë atëherë edhe e drejta e viktimave për të kërkuar kompensim dëmi s’do të ketë adresë”

Sa i përket deklaratës për të pagjeturit, Selmanaj ka thënë se nëse Serbia nuk del përgjegjës për krimet që kanë ndodhur në Kosovë atëherë edhe e drejta e viktimave për të kërkuar kompensim dëmi nuk do të ketë adresë.

“Deklarata për të pagjeturit, mënyra se si është trajtuar, Kosova ka marrë obligime që nuk i takojnë, ose duke hequr nocionin të zhdukurit me dhunë që mendoj që e ka amnistuar Serbinë si shtet për nga përgjegjësia e saj ndërkombëtare dhe jo individuale, por këto më pas kanë pasoja sepse nëse Serbia nuk del përgjegjës për krimet që kanë ndodhur në Kosovë atëherë edhe e drejta e viktimave për të kërkuar kompensim dëmi nuk do të ketë adresë”, është shprehur Selmanaj.

Sipas tij, me deklaratën për të pagjeturit me dakordimin e bërë në mes dy vendeve, është bërë një hap tutje në dëm të interesave të shtetit të Kosovës.

Po ashtu, Selmanaj sa i përket gjendjes në veri të vendit ka thënë se nuk është koha për veprime populliste.

Kjo sepse sipas tij, mund të shkaktohen dëme të mëdha për vendin.

Ai theksoi se asnjë hap në veri nuk duhet bërë pa faktorin ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika