Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, gjatë ditës së diel ka shprehur një kritikë ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Duke i radhitur dhe listuar “armiqtë” që i duhet Kurtit për “të fshehur skandalet”, Selmanaj ka shkruar se Kurtit për të mbijetuar në politikë i duhet një “armik” kujdestar.
“Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet;
Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un;
Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët;
Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët;
Pë ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai);
– Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara;
Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bën, Gjykatën Kushtetuese;
Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare;
Ky njeri nuk mundet me qeveris pa shpikur “armiq” kujdestarë.
…dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vetë qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi.
Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehën me “armiq” të shpikur”, ka shkruar Selmanaj.
Sipas tij, “Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broçkulla e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur”.