Selmanaj-Kurtit: Mashtrimin dhe gënjeshtrën e ke bërë standard, do të rrëzohesh shumë shpejt

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka quajtur "mashtrues" kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij nuk "përgjigjet konkretisht në pyetjet që i drejtohen dhe bën lojë të fjalëve duke lënë fajin te qeveritë e kaluara"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës është pyetur për çështjen e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Ai ka pyetur se cili është qëndrimi i Qeverisë Kurti në lidhje me zotimet për rishikimin e kësaj marrëveshjeje?

Kurti është përgjigjur duke thënë se qeveritë e kaluara kanë bërë së pari ratifikim ndërsa pastaj rishikim, ndërsa ka thënë se parimi i qeverisë së tij, së pari është rishikim, pastaj ratifikim.

“Kosova dhe Mali i Zi kanë një marrëveshje të nivelit të presidentëve, por mendimi i subjekteve politike që udhëheq unë së pari është rishikim pastaj ratifikim. Qeveritë e kaluara bënin ratifikim, pastaj rishikim e korrigjim. Ne së bashku me Malin e Zi kur të pajtohemi do të bëjmë rishikimin, dokumentet janë të qarta, ekspertët vendorë kanë punuar në këtë drejtim”, ka vijuar Kurti.

Ndërkaq, pas kësaj përgjigjeje të Kurtit ka pasur edhe pyetje shtesë nga deputeti Selmanaj, i cili ka thënë se Kurti di të bëjë lojë të fjalëve dhe sipas tij “ai nuk po kthen përgjigje konkrete”.

Ai e ka quajtur “mashtrues” Kurtin.

“Mashtrimin edhe gënjeshtrën e ke bërë standard, do të rrëzohesh prej kryeministrit shumë shpejt. Ti je mashtrues”, ka thënë Selmanaj.

Ndërsa, Kurti ka thënë se Komisioni i Malit të Zi e ka pasur misionin për përcaktimin e kufirit, ndërsa Komisioni i Kosovës e ka pasur mision shënjimin e kufirit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika