Selmanaj: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës ka qenë projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Driton Selmanaj, ka theksuar se kordinimi shumë i ngushtë me SHBA-të dhe aleatët perëndimorë mund t’i jep epilog marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi





Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë.

“Ajo çka është tepër shqetësuese tanimë pjesë e këtij plani me ose pa vetëdije është bërë edhe qeveria e Kosovës me Kryeministër Kurtin. Qëllimi i këtij projekti është që procesi 10 vjeçarë i dialogut të shpallet i dështuar, dhe të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas Selmanajt, kjo situatë “pastaj do nxirrte nevojën për organizimin e një Konference Ndëkombëtare e cila do të vendoste në tavolinë të gjitha opcionet e mundshme dhe me këtë do e legjitimonte narrativen e Serbisë që shteti i Kosovës është projekt i pa përmbyllun”.

“Kjo do ishte fatale për shtetin tonë. Kjo do vinte në dilemë pakon e Ahtisarit, Aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbi 100 njohjet si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 2010 e cila kishte vulosur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me konstatimin se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

Mes tjerash, Driton Selmanaj ka theksuar faktin se serbët janë bërë pjesë e policisë së Kosovës, sistemit gjyqësorë e prokurial, doganave dhe institucioneve tjera, jo me dëshirën e tyre dhe të Serbisë, por pas presionit të madh dhe ndërmjetësimit ndërkombëtarë.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka shtuar se vetëm kordinimi shumë i ngushtë me SHBA-te dhe aleatët perëndimorë mund t’i jep epilog marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika