Selmanaj paralajmëron kallëzim penal ndaj Martin Berishajt

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka paralajmëruar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Martin Berishajt, pasi sipas tij "ai ka gënjyer gjatë raportimit në Komision"

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka paralajmëruar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Selmanaj ka thënë se kallëzimin ndaj tij do ta bëjë në cilësinë e kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, pasi siç është shprehur ai, Berishaj ka gënjyer gjatë raportimit në komision.

“Çka është ky zell për ta mbrojtur Martin Berishajn, kur ai ka gënjyer në komision. Ai na ka gënjyer në sy. Prandaj, unë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni kam detyrim, edhe si parti politike kemi diskutuar, ta procedoj kallëzimin penal nesër për këtë person, në cilësinë e kryesuesit të komisionit parlamentar, sepse gënjeshtra nuk mund të kalojë”, ka thënë Selmanaj.

Ndryshe, gjatë kohës, është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika