Selmanaj rendit një listë të dështimeve nga MASHTI

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka renditur bilancin e dështimeve të kësaj qeverie në fushën e arsimit

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka renditur bilancin e dështimeve të kësaj qeverie në fushën e arsimit, sidomos nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas tij, librat nuk janë rast i vetëm.

“160 çerdhe nuk janë ndërtuar, Pagesa për çerdhe NUK është anuluar; Shujtat falas NUK janë siguruar; Shkollat NUK janë digjitalizuar; Mësimdhënësit NUK janë trajnuar; Bibliotekat NUK janë krijuar e pasuruar;” janë disa nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat nuk janë realizuar sipas Selmanaj.

“Këto janë premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, ASNJË nuk është realizuar, qytetari është mashtruar e realiteti vetëm sa është përkeqësuar. Për herë të parë as librat falas NUK janë siguruar”, ka shkruar Selmanaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika