Selmanaj: Torturat në burgun e Nishit ishin të paimagjinueshme

Ai ka treguar me detaje një moment se si ai dhe shumë të burgosur shqiptarë ishin rrahur brutalisht nga gardianët serbë të asaj kohe

Rasim Selmanaj

Ish- i burgosuri politik, Rasim Selmanaj, ka thënë se në burgun e Nishit ka përjetuar disa nga torturat më të rënda në jetën e tij.

Selmanaj tregoi në detaje një moment të veçantë kur ai dhe shumë të burgosur shqiptarë u rrahën brutalisht nga gardianët serbë të asaj kohe. Ai ka përshkruar një skenë të tmerrshme ku të burgosurit detyroheshin të ecin deri në katin e tretë të burgut, të rrahur pa mëshirë nga gardianët në të dyja anët e një kordoni

“Momenti më i vështirë ka qenë kur ne kishim me ecë në do shkallë deri në kat të tretë, në anën e djathtë dhe majtë ka qenë kordon, në ato çanta që kishim në dorë, kishim me ecë deri nalt. Hapi ka qenë sa një kilometër, kur fillojshe me ecë, 7 a 8 vetë të godisnin me shkopinj. Mu ka dok një shekull derisa kam mbërritur. Kur kam mbërri edhe në korridor, edhe aty u dobësova shumë më ka humb vetëdija, madje me ujë jam kthy prapë, më kanë fut në një dhomë të vogël me Njazi Kryeziun dhe Gasper Selmanaj aty. Kjo ishte vetëm nisja, kishte pambarim tortura”, ka thën.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika