Institucionet e Shqipërisë që një kohë janë bërë cak i sulmeve të hakerave por për këtë çështje ka folur eksperti i sigurisë teknologjike, Besmir Semanaj, ka thënë se Shqipëria është duke u ballafaquar një sulm të mirë të organizuar në katër faza.
Sipas Samanaj-it, “sulmi i parë kishte nisur në maj të vitit 2021 e që nga ajo ditë deri më sot janë zhvilluar katër faza sulmi, ku e para është marra e aksesit në serverat e institucioneve tona, faza e dytë ajo e grabitjes së sistemit, faza e tretë ajo e shkatërrimit dhe e katërta që po ndodh aktualisht është ajo e përqeshjes”.
Më tej, ai ka thënë se informacionet e shtetit të Shqipërsë janë e vjedhura nga hakerat janë nxjerrë në shitje me një çmim të ulët nga ana e tyre e kjo tregon se jemi në fazën ku ata po na përqeshin.
“Më shumë se një sulm i dytë ky është vazhdim i sulmit të parë që ka nisur që në maj 2021, por autoritetet shtetërore u vunë në dijeni pas fazës së tretë të sulmit. Rreziku është shumë i lartë, por akoma nuk dimë çfarë informacionesh kanë prekur. I gjithë informacioni jonë bazohet në raportin e Microsoft dhe tek burimi kriminal i hakerave”, ka thënë ai në ABC News.