Sëmundja nuk u bë ndales e atletistës Natasha Coates

Pavarësisht sëmundjes, Natasha Coates arrinë të jetë sportiste e dalluar në Britaninë e Madhe në gjimnastikë

Natasha Coates

Natasha Coates është tanimë e njohur nga e gjithë bota si atletistja më e guximshme ndonjëherë. Ajo se çfarë e karakterizon atë është forca që ka të luftoj me sëmundjen e saj dhe të mos ndalet së punuari për një karrierë të sukseshme.

Atletistja Natasha Coates
Atletistja Natasha Coates

“Bërja e gjimnastikës me një sëmundje kronike mund të jetë vërtet e vështirë. Trupi im më bën të kem reaksione alergjike kërcënuese për jetën, djersitja ose e qara mund të jetë një shkas. Për pak sa nuk kam vdekur nga të qeshurit shumë me miqtë e mi. Por, më pëlqen të jem në gjendje të “fluturoj” nëpër ajër. Është diçka që ndihem vërtet e rëndësishme për mua”, ka deklaruar atletistja Natasha Coates.

Natasha ka konkurruar në Gjimnastikën e Aftësisë së Kufizuar që nga viti 2014, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të quajtur Sindroma e aktivizimit të qelizave direkte (MCAS), që është një gjendje në të cilën qelizat direk (Mastocite) në trup lëshojnë me shumicë një substancë që shkakton simptoma alergjie.

Atletistja Natasha Coates
Atletistja Natasha Coates

Pavarësisht se shtrohej në spital mesatarisht çdo dy javë, ajo luftoi me mbi 250 episode kërcënuese për jetën që kërkonin shtrim në spital, trajtim intensiv dhe mjekim për ta mbajtur atë në jetë.

Mirëpo, Natasha ka fituar 22 tituj dhe 43 medalje në Britaninë e Madhe.

Pasi u lirua nga spitali në maj të vitit 2021, pas një reagimi tjetër kërcënues për jetën, Natasha u kthye në stërvitje në përgatitje për Kampionatin britanik në tetor në konkurrencën e femrave për të moshuarit A, klasi 1.

Natasha së fundi fitoi pesë medalje argjendi. Gjendja e saj e bën stërvitjen dhe garën sfiduese. Por, ajo ka thënë se kjo vetëm i bën fitoret shumë më të ëmbla.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika