Senati francez e aprovon një projektligj që e bën abortin të drejtë kushtetuese

Parlamenti i Francës ka miratuar projektligjin për të përfshirë në Kushtetutë të drejtën e grave për abort, ndërsa presidenti Macron ka përmendur përkushtimin për ta bërë këtë të drejtë të pakthyeshme, duke planifikuar një seancë të përbashkët të Parlamentit për votimin përfundimtar

Senati francez në Paris.

Parlamenti i Francës ka miratuar një projektligj që synon të përfshijë të drejtën e grave për të kryer abort në Kushtetutë.

Vendimi i së mërkurës vjen pasi dhoma e ulët, Asambleja Kombëtare, e aprovoi këtë projektligj në janar.

Projektligji tani do të paraqitet para ligjvënësve në një seancë të përbashkët në Parlamentin francez dhe pritet të miratohet nga shumica javën e ardhshme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas votimit shprehu përkushtimin e Qeverisë së tij për “bërjen e të drejtës së grave për abort të paprekshme duke e përfshirë atë në Kushtetutë”.

Në një postim në rrjetin social X, ai njoftoi se do të thërrasë një seancë të përbashkët të Parlamentit për votimin përfundimtar të këtij projektligji të hënën.

Qeveria e Macronit synon ndryshimin e artikullit 34 të Kushtetutës për të përcaktuar se “ligji do të specifikojë kushtet nëpërmjet të cilave ushtrohet liria e grave për të kryer abort, e cila do të jetë e garantuar”.

Në këtë kontekst, asnjë prej partive të mëdha politike në Francë, të cilat janë të përfaqësuara në Parlament, nuk ka shfaqur dyshime ndaj të drejtës së grave për abort, e cila është legjaluara që nga viti 1975 dhe nuk konsiderohet si një krim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika