Senati francez miraton reformën në pensione të Macronit

Senati francez me 195 vota pro dhe 112 kundër, ka miratuar planin e reformës në pensione të presidentit, Emmanuel Macron

Foto: Reuters

Të shtunën në mbrëmje, me 195 vota pro dhe 112 kundër, senati francez ka miratuar planin e reformës në pensione të presidentit Emmanuel Macron.

Dispozita kryesore e këtij projektligji është rritja e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Dhoma e lartë e parlamentit francez ka votuar për reformën pas ditës së shtatë të protestave mbarëkombëtare kundër këtij plani. Shumica e qytetarëve janë kundër reformës së propozuar, sipas sondazheve të opinionit publik.

Projektligji pritet të shqyrtohet më 15 mars nga komisioni i përbashkët i përfaqësuesve të dhomës së ulët dhe të lartë të parlamentit.

Nëse komiteti bie dakord për tekstin, një votim përfundimtar në të dyja dhomat mund të bëhet të enjten, por rezultati i votimit mbetet i pasigurt në dhomën e ulët, Asamblenë Kombëtare.

Nëse Qeveria vlerëson se nuk ka vota të mjaftueshme në dhomën e ulët, është e mundur që teksti të shtyhet përpara pa votim parlamentar.

Gjatë vitit të kaluar, aleanca e qendrës së Macronit ka humbur shumicën parlamentare vitin e kaluar, megjithatë përbën ende grupin më të rëndësishëm në Asamblenë Kombëtare.

Përndryshe, Qeveria mund të shfrytëzojë një kompetencë të veçantë për ta kaluar ligjin pa votim, por një veprim i tillë do të vinte me çmimin e kritikave të mëdha.

Qeveria synon ta miratojë projektligjin deri në verë, në mënyrë që ndryshimet të hyjnë në fuqi në shtator.

Greva dhe protesta të tjera në të gjithë vendin janë planifikuar për të mërkurën e 15 marsit, kur pritet shqyrtimi i projektligjit.

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane, derisa pensioni mesatar është 1 mijë e 400 euro në muaj, pasi të zbriten taksat.

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme – për shkak të plakjes së popullsisë. REL

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika