Senatorët amerikanë i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë ta pranojnë aneksin e zbatimit të planit evropian

Senatorët amerikanë thanë se demokratët dhe republikanët në Senat janë të përkushtuar që të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa finalizojnë aneksin e zbatimit dhe të avancojnë prioritetet që do të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon

“Ne i përgëzojmë qeverinë e Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një moment i rëndësishëm për të dy vendet”.

Kështu kanë përgëzuar senatorët amerikanë, Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë për arritjen e marrëveshjes për normalizim të përkohshëm të marrëdhënieve.

Senatorët amerikanë thanë se demokratët dhe republikanët në Senat janë të përkushtuar që të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa finalizojnë aneksin e zbatimit dhe të avancojnë prioritetet që do të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon.

“Sidoqoftë, të dy liderët tani duhet të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje për aneksin e zbatimit, i cili do të sigurojë një udhërrëfyes për normalizimin midis dy vendeve. Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin më të gjerë, ku ne e dimë se Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus”.

Në një deklaratë të përbashkët, e shkruar nga senatorët Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, njëri kryesues dhe tjetri anëtar i Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, në të cilën, kanë marrë pjesë edhe senatorët Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen, kanë thënë se ky moment është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.

Sipas tyre, ky progres mund t’i zhbllokojë mundësitë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, në proceset drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor dhe në mbarë botën.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika