Një nga përpjekjet e profilit më të lartë për të krijuar një ligj për kriptovalutat në Uashington DC, më në fund do të diferenconte rolet e dy mbikëqyrësve kryesorë të tregut të SHBA, sipas dy senatoreve amerikane që shtyjnë këtë projektligj.
Një propozim i shumëpritur i Senatit për të sjellë industrinë e lirë të kriptomonedhave nën mbikëqyrjen federale do të sillte një fitore për këtë sektor, duke fuqizuar rregullatorin e tij të preferuar, Komisionin e Tregtisë të së Ardhmes së Mallrave (CFTC), mbi Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC).
Sponsorët e këtij projektligji, senatorja Cynthia M. Lummis (R-Wyo.) dhe Kirsten Gillibrand (DN.Y), po e shpallin atë si përpjekjen e parë serioze për të zbatuar rregullat gjithëpërfshirëse në industrinë e kriptovalutave. Kjo industri ka krijuar një klasë të re miliarderësh, të cilët premtuan se do të rikrijojnë shërbimet financiare, duke shkaktuar, gjithashtu, mashtrime dhe largime të investitorëve, dhe këto kane ngritur alarmet e rregullatorëve, raporton The Washington Post.
Kryetari i SEC Gary Gensler, ka marrë një qëndrim agresiv ndaj interesave të kriptove.
Gensler argumenton se shumica e aseteve digjitale në treg janë diku rreth 1.2 trilion dollarë që kualifikohen si letra me vlerë, të ngjashme me aksionet në kompanitë e tregtuara publikisht.
Ndërsa, projektligji nga Lumis dhe Gillibrand e hedh poshtë këtë pretendim, duke pohuar në vend të kësaj se: shumica e aseteve digjitale janë shumë më të ngjashme me mallrat sesa me letrat me vlerë”, thuhet në një njoftim te përbashkët nga zyrat e senatorëve.
CFTC tashmë rregullon kontratat e së ardhmes për bitcoin dhe etherum, dy kriptovalutat më të njohura. Por propozimi i ri i jep agjencisë një fuqi të re të gjerë duke i dhënë asaj mbikëqyrjen edhe të tregut të kriptove – dhe parashikon që ai treg të përfshijë një gamë të gjerë monedhash digjitale. Projektligji do të krijojë një proces që platformat e tregtimit të kriptove si Coinbase të regjistrohen në CFTC, raporton TheWashington Post.
Lummis tha se “ShBA-të janë lider financiar global, dhe për të siguruar që gjeneratat e ardhshme të amerikanëve të gëzojnë mundësi më të mëdha, është thelbësore të integrohen asete digjitale në ligjin ekzistues dhe të shfrytëzohet efikasiteti dhe transparenca e kësaj klase asetesh duke adresuar rrezikun.”
Gjithashtu, edhe Gillibrand shtoi se ligji “do të krijojë një kuadër rregullator që nxit inovacionin, zhvillon standarde të qarta, cakton kufijtë e duhur juridiksional dhe mbron konsumatorët.”
Ndërsa, mbrojtësit e rregullimit më të ashpër të kripto-valutave argumentojnë se investitorët do të vuajnë, nëse ligjvënësit mënjanojnë SEC.
Drejtori i rregullimit financiar dhe qeverisjes së korporatave në qendrën e mendimit liberal Todd Phillips, nëpërmjet një postimi në Twitter tha se “status quo-ja do të ishte më e mirë se ky projektligj.”
Today Sens Lummis and Gillibrand released their new crypto bill. It is a big improvement over Lummis’s original bill but is still highly problematic. My take: The status quo is better than this bill and it's not a compromise I'd accept.
Here are some highlights. 1/
— Todd Phillips (@tphillips) June 7, 2022
Burimet e industrisë së kriptove thanë se ata presin që prezantimi i projektligjit të nisë në një proces të zgjatur legjislativ, një proces, që me siguri do të shtrihet në vitin e ardhshëm, dhe ka mundësi që të ketë rishikime të mëdha në këtë projektligj.