Senatorët amerikanë rikonfirmojnë përkushtimin e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis, shprehën të martën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe diskutuan mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Flamuri i Amerikës,

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis, shprehën të martën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe diskutuan mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dy senatorët i shprehën qëndrimet e tyre në një njoftim për mediat, pas një takimi që zhvilluan në Uashington me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Fillip Ivanoviq, të cilët gjenden atje për Samitin e NATO-s.

Senatorët vlerësuan kontributet e këtyre vendeve në NATO, mbështetjen e vazhdueshme të tyre për Ukrainën dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal, raporton Zëri i Amerikës.

“Ne kemi mundësi të demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur përparimin e secilit nga këto vende drejt anëtarësimit në BE – gjë që do të ndihmonte që aleanca jonë transatlantike të arrinte stabilitet rajonal dhe global”, tha senatorja Shaheen.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është kritik për sigurinë e Evropës dhe, si bashkëkryetarë të Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, ne e bëmë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’iu kundërvënë regjimeve totalitare”, tha senatori Tillis.

Në takim morën pjesë edhe senatorët republikanë: Mike Rounds, Jerry Moran dhe Pete Ricketts, raporton Zëri i Amerikës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika