Senatori amerikan: Nuk duhet të ushtrohet padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, Asociacioni mund të sjellë paqëndrueshmëri

"Jam i shqetësuar për disa nga propozimet, siç është asociacioni i komunave serbe dhe gjasat që kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri, në vend të qëndrueshmërisë. E kemi parë në të kaluarën në vende të tjera. Nëse ato nuk strukturohen siç duhet, mund të krijojnë paqëndrueshmëri"

Bob Menendez

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, Bob Menendez, ka thënë se dueht të sigurohen (ShBA-ja dhe partnerët tjerë të Kosovës) që të mos ushtrojnë padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, duke shprehur shqetësimin e tij se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të sjellë paqëndrueshmëri në vend të qëndrueshmërisë në Kosovë dhe rajon.

Ai ka theksuar se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është thelbi i qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se kjo marrëveshje duet të jetë e drejt për të dyja palët.

“Duket qartë se kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi të shqetësuar. Kjo është një pjesë e rëndësishme e botës dhe Evropës. Historia na tregon se atje konfliktet mund të ndizen me shpejtësi. Është e rëndësishme të bëjmë atë që duhet dhe të sigurohemi që të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj vendeve si Kosova, për shkak të dëshirës tonë për të parë një zgjidhje përfundimtare.

Duhet të jetë një zgjidhje e drejtë… Jam i shqetësuar për disa nga propozimet, siç është asociacioni i komunave serbe dhe gjasat që kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri, në vend të qëndrueshmërisë. E kemi parë në të kaluarën në vende të tjera. Nëse ato nuk strukturohen siç duhet, mund të krijojnë paqëndrueshmëri” ka thënë Menendez në një intervistë për “Zërin e Amerikës” .

Menendez këto i deklaroi pas seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan. Në këtë seancë, raportoi Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Senatori amerikan, Bob Menendez ka ngritur pikëpyetje lidhur me vlefshmërinë e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, duke pasur parasysh faktin që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë nënshkruar atë.

Chollet, ka thënë se as Kosova e as Serbia nuk po angazhohen për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk po shohim zbatim të madh të kësaj marrëveshjeje nga asnjëra palë”, u përgjigj Chollet.

Ai shtoi se për SHBA-në, pavarësisht se marrëveshja nuk është e nënshkruar, ajo është ligjërisht e obligueshme.

Ndërsa, Escobar tha se SHBA-ja nuk dëshiron që Asociacioni të jetë një lloj Republike Sërpska.

Ai tha se SHBA-ja dëshiron që Kosova të marrë për bazë ndonjë model evropian “që nuk shkel sovranitetin, funksionalitetin apo strukturën kushtetuese” të shtetit.

“Ne duam të shohim që Asociacioni të vendoset nën strukturën kosovare, që ata ta kontrollojnë atë”, deklaroi Escobar, duke shtuar se BE-ja veçse ka ofruar disa modele të tilla, që nuk e shkelin kushtetutshmërinë e shteteve.

Escobar tha se pesë shtetet e BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, presin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë. Ai tha se nga Kosova presin që të zbatojnë Asociacionin.

“Nga pala kosovare, njerëzit po presin zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk mund të shmanget Asociacioni që Kosova të lëvizë drejt integrimit evropian”, tha Escobar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika