Senatori amerikan përshëndet marrëveshjen për targa në mes të Kosovës dhe Serbisë

Senatori amerikan, Chris Murphy ka përshëndetur marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave duke thënë, "liderët e të dy vendeve duhet të bëjnë zgjedhje të vështira për të arritur deri te marrëveshja finale"

Chris Murphy, senatori amerikan i Komisionit për Punë të Jashtme





Senatori amerikan, Chris Murphy, pas marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të arritur të mërkurën në Bruksel, ka thënë se liderët e të dy vendeve duhet të bëjnë “zgjedhjet e vështira”, por që janë të nevojshme për të arritur një marrëveshje finale me njohje reciproke.

“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël – një marrëveshje mbi targat, por në fakt është një çështje shumë emocionale që kërcënonte sigurinë”, ka shkruar ai në Twitter.

Të mërkurën e 23 nëntorit, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për targa në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur kryediplomati evropian, Josep Borrell përmes një postimi në Twitter.

“Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë Borrell.

Kjo marrëveshje erdhi pas disa orësh negociata në Bruksel në mes të dy kryenegociatorëve të dy vendeve, atij të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Bislimi ka thënë se pas marrëveshjes së 23 nëntorit, “ne duhet të vazhdojmë bisedimet intensive sa i përket propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Zëdhënësit i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se ShBA-ja mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave.

Sipas Departamentit të Shtetit, kjo marrëveshje ndikon “për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat midis Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier e ka vlerësuar qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi me arritjen e marrëveshjes midis dy palëve.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Hovenier.

Hovenier: Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në marrëveshjen për targat





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika