Albin Kurti është takuar me senatorin Chris Murphy, me të cilin diskutoi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy vendeve.
Të ejten, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan Murphy, takim për të cilin ka shkruar edhe vetë senatori.
“Kënaqësi të bisedoj me mikun tim Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës. Ai po bën një turne të madh në Shtetet e Bashkuara për të na kujtuar lidhjen e pathyeshme mes Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar senatori.
Great to sit down with my friend @albinkurti Prime Minister of Kosovo. He is making a large tour of the United States (including Connecticut later this week!) to remind us of the unbreakable bond between America and Kosovo. pic.twitter.com/L6wPP8ZehA
— Chris Murphy (@ChrisMurphyCT) May 18, 2022
Ndërkaq, për këtë takimin me senatorin ka njoftuar edhe Zyra për media e Kryeministrisë.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar senatorin Murphy për vendimin e fundit të Qeverisë mbi vendosjen e sanksioneve shtesë në përputhje me paketën e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së ndaj Rusisë.
Kryeministri Kurti ka biseduar edhe për takimet me investitorë potencialë në SHBA, me theks tek ata të fushës së Teknologjisë së Informacionit.
Senatori amerikan ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti është rikujtim i marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Kryeministri Kurti e kishte pritur në vizitë në Kosovë senatorin Murphy në prill të këtij viti.
Senatori amerikan, Chris Murphy kishte deklaruar se është urgjente për Kosovën të anëtarësohet në NATO, për të siguruar mbrojtjen e saj.
Kurti në takim me senatorin Murphy, diskutojnë raportet Kosovë-ShBA