Senatori republikan Tim Scott hyn në garën për presidencial

Tim Scott, i vetmi republikan afrikano-amerikan në Senat, hapi të hënën zyrtarisht fushatën presidenciale për vitin 2024, në një përpjekje që mesazhi i tij të arrijë të bindë votuesit republikanë, të cilët vazhdojnë të mbështesin në shumicë ish-presidentit Donald Trump

Foto: AP

Tim Scott, i vetmi republikan afrikano-amerikan në Senat, hapi të hënën zyrtarisht fushatën presidenciale për vitin 2024, në një përpjekje që mesazhi i tij të arrijë të bindë votuesit republikanë, të cilët vazhdojnë të mbështesin në shumicë ish-presidentit Donald Trump.

Në fjalimin para mbështetësve, në qytetin e tij të lindjes në North Charleston të Karolinës së Jugut, 57 vjeçari Scott, foli për përvojën e tij personale, i rritur në varfëri vetëm nga nëna e tij, duke e ofruar atë si një provë se Amerika mbetet vendi i mundësive.

Ai theksoi përparimin që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në çështjet racore në dekadat e fundit, duke thënë sikurse ka bërë shpesh, se SHBA-ja nuk është një vend racist. Ndërkohë, ai sulmoi demokratët për përpjekjen për të nxitur ndarje racore, për përfitime politike.

“Joe Biden dhe e majta radikale po sulmojnë çdo shkallë të këtij sistemi që më ndihmoi të ngjitem”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse unë po shpall sot kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Me vetëm 1% të mbështetjes në mesin e republikanëve të regjistruar, sipas një sondazhi të agjencisë ‘Reuters’ dhe kompanisë së sondazheve ‘Ipsos’, zoti Scott përballet me një betejë të vështirë në përpjekjen e tij për të qenë kandidati zyrtar i republikanëve që do të përballet me Presidentin demokrat Joe Biden.

Rreth 49% e republikanëve pritet të votojnë për ish-presidentin Donald Trump, sipas sondazhit të Reuters/Ipsos. Rivali më i afërt i tij, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, do të hyjë në garë në ditët në vijim, sipas burimeve në dijeni të planeve të tij.

Por senatori Scott duket të jetë kandidati më i preferuar në mesin e donatorëve dhe kolegëve ligjvënës. John Thune, republikani numër dy në Senat, prezantoi zotin Scott të hënën, ndërsa në krah të tij qëndronte bashkëthemeluesi i kompanisë ‘Oracle’, Larry Ellison, një mbështetës i fuqishëm i tij. Ndërkohë në ditët e fundit.shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka ripostuar në Twitter dy herë materiale nga llogaria e fushatës e zotit Scott.

Senatori Scott është gjithashtu popullor në Karolinën e Jugut, një shtet që luan një rol kyç në garën republikane. Karolina e Jugut është shteti i treti në vend që zhvillon një garë brenda republikanëve, në betejën shtet për shtet, për të përcaktuar kandidatin për president.

Për të fituar shtetin, atij do t’i duhet të përballet drejtpërdrejt me Nikki Haley-n, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, e cila shpalli kandidaturën e saj në shkurt, e që gjithashtu është mjaft popullare mes votuesve të këtij shteti.

Senatori Tim Scott shquhet pjesërisht për optimizmin e tij dhe thirrjet për unitet, të cilat u shfaqën edhe gjatë fjalimit të tij sot. Ai shpesh tregon të shkuarën e tij, si një fëmijë nga një familje e varfër, si provë se SHBA-ja mbetet një vend i mundësive.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse një numër i konsiderueshëm republikanësh e shohin këtë mesazh të tij, si tërheqës. / VoA

 

 

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika