Sera me kanabis në Berat, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 6 personat e arrestuar si anëtar të grupit të strukturuar kriminal, të cilët kishin ngritur serat me kanabis dy vjet më parë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 6 personat e arrestuar si anëtar të grupit të strukturuar kriminal, të cilët kishin ngritur serat me kanabis të zbuluara në fshatin Rërëz të Beratit dy vjet më parë.

Gjykata ka lënë në burg Sadetin Hasaj, Lulezim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, ArbenVrapi, Adiol Çifliku. Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar 95 gra.

Operacioni atëherë u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona. /Euronews Albania

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika