Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar për bllokimin e rrugës kryesore të qytetit të Bujanocit, nga serbët lokal gjatë ditës së djeshme.
Luftiu tha se bllokimi i rrugës ndodhi për të “festuar” festën e Krishtlindjeve Ortodokse.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shprehur shqetësimin e tij për këtë veprim, duke thënë se nga videot e publikuara shihet se ata “dëshironin të hynin në Komunë, si bandit.”
Lutfiu ka theksuar se këto veprime, që ai i konsideron të papranueshme, nuk do të ndjekin asnjë procedurë, pasi siç pohon ai, “në pyetje janë serbët.”
“Gjatë ditës së djeshme serbët lokal e bllokuan rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit për të “festuar” festën e tyre, madje nga videot e publikuara shihet se ata dëshironin të hynin në Komunë, si bandit. Ndaj këtyre veprime sigurisht se nuk do të niset asnjë procedurë sepse në pyetje janë serbët.Në vend që shteti të kujdeset për rend dhe ligj, këtu shteti i motivon huliganët. Vitin e kaluar janë dënuar motoristat shqiptarë të Komunës së Bujanocit për shkak që me rastin e 28 nëntorit bën një paradë në qendër të qytetit. Pak ditë më parë u ftova në stacionin policor për të dhënë intervistë lidhur me “uzurpimin e pronës publike”(vendosjen e dy bilbordeve të protestës së organizuar në Bujanoc). Kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe pos, zullum”, ka shkruar Lutfiu.
Ai ka kritikuar ashpër shtetin për trajtimin e dyfishtë, duke shtuar se “në vend që shteti të kujdeset për rend dhe ligj, këtu shteti i motivon huliganët.”
Ai e cilëson këtë si një shembull të padrejtësisë dhe zullumit të shtetit.
Në fund, Lutfiu ka uruar të gjithë bashkëqytetarët që e festuan Krishtlindjen Ortodokse me maturi, duke theksuar: “Ja uroj festën. Shëndet e mbarësi