Serbët e Kosovës udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar

Nga Mitrovica e Veriut, tashmë qytetarë të shumtë serbë janë nisur në drejtim të qyteteve të ndryshme në Serbi, për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre në zgjedhjet që po mbahen në Serbi, këtë të diel

Foto: Sylejman Sylejmani

Banorët serbë të Kosovës janë parë në mëngjesin e së dielës duke u nisur nga Mitrovica e Veriut për në Serbi, për të votuar për zgjedhjet që organizohen atje, këtë të diel.

Kështu raporton ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po qëndron në stacionin e autobusëve në Mitrovicë të Veriut.

Raportohet se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Merdare, Jarinje dhe Bërnjak – janë krijuar kolona të gjata.

Serbët do ta bëjnë këtë rrugë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, pasi procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në Kosovë, në krahasim me vite më parë.

Ata do të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke thënë se “projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista.

Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika