Rruga e bllokuar në Rudar mbetet të jete e bllokuar nga barrikadat serbe, e si mjete bllokuese serbët kanë gjetur të shfrytëzojnë kamionët e tyre, ku njëri prej tyre është donacion nga Bashkimi Evropian.
Serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi Policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës dyshohet ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Veri të Mitrovicës.
Ekipet ekipeve Dukagjinit që janë në vend të ngjarjes kanë bërë të ditur se vazhdon të jetë e bllokuar rruga në Rudar.
Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, ishin në plan që me datën 16 dhjetor, përkatësisht dy ditë para zgjedhjeve në Veri të vendoseshin barrikada mirëpo, plani ka ndryshuar dhe tashmë rruga në Rudarë është bllokuar.