Serbët e veriut kanë dilema, nuk e dinë a do të votojnë më 21 prill

Anëtarët e Komisioneve komunale zgjedhore nga radhët e Listës Serbe(LS) kanë dhënë dorëheqje, ka konfirmuar KQZ-ja. E sa do të ketë efekt bojkotimi i referendumit nga Lista Serbe mbetet të shihet më 21 prill, por disa serbë nga komunat veriore deklaruan se ende nuk kanë vendosur nëse votojnë ose jo, prandaj do të veprojnë siç bënë shumica

Pas bojkotimit të votimit të 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve, Lista Serbe i ka tërhequr edhe anëtarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në katër komunat veriore.

Kjo është konfirmuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

E opozitari Aleksandar Arsenijeviq, është i mendimi se Lista Serbe e ka humbur një pjesë të mbështetjes tek qytetarët, por kur vjen puna tek thirrja për bojkotim pajtohet me ta për disa arsye, mos-organizimi i zgjedhjeve nga OSBE, dhe siç pretendon pengesat e qëllimshme që i demotivojnë qytetarët.

“Po ashtu, edhe listat zgjedhore janë tepër të fryra. Për Mitrovicë janë 18200 votues, por ne jemi të vetëdijshëm së këta njerëz nuk janë. Po ashtu, një numër shumë i madh është zhvendosur nga Kosova në 2 vitet e fundit dhe pamundësia që të votojnë me postë është arsyeja pse këtë referendum, dhe kjo është edhe arsyeja pse nuk e kemi mbështetur as peticionin të cilin e ka mbledhur Lista Serbe dhe ne mund të gënjejmë veten dhe të flasim në Beograd ose Vjenë ose edhe në Uashington, që këtë nuk e ka bërë Lista Serbe. Këtë e ka bërë Lista Serbe”, tha Aleksandar Arsenijeviq, Kryetar i Iniciativës “Mbijetesa Serbe”.

Megjithatë Arenijeviq nuk e ka problem që votimi të monitorohet.

“Për neve, personalisht, si Demokraci Serbe, nuk është problem dhe ne do ta mbështesim edhe në proceset në të ardhmen, që në zgjedhjet parlamentare të kemi kamera në çdo njësi zgjedhore. Por një gjë mund tua them me siguri. Kur bëheshin nënshkrimet për peticion ne kishim ankesa të qytetarëve që njerëzit nga Lista Serbe ose shefat e tyre dhe drejtoret po i detyrojnë të shkojnë për të nënshkruar peticionin.”

Arsenijeviq pretendon se edhe nga pala serbe por edhe nga autoritetet kosovare ka pasur presion në votimet fillestare.

Por, qytetarët serbë nuk është se kanë ndonjë mendim të qartë se si do të veprojnë më 21 prill.

“Nuk kam haber. Ashtu si do të bëjnë të gjithë qytetarët, ashtu edhe unë. Kështu pra. Të gjithë. Siç bëjnë të gjithë qytetarët, ashtu do të bëjë edhe unë”, tha Steviq Stanka, Qytetare.

“Prit, për cilin, shqiptar a serb. Jo. Nuk do ta bëj. Jo. Askush nuk më jep asgjë, nuk më paguajnë. Jo. Le të ma kthejnë djalin dhe vëllain që ma kanë kidnapuar premtoj se do t’i votojë të gjithë”, thotë Qytetar nga Mitrovica Veriore.

“Nëse del populli im, do të dal. Unë nuk kam vend tjetër, përveç se këtu. E gjitha varet nga populli yt. Thonë të moshuarit, çdo zog në tufën e vet. Unë e pranoj kushdo që qeveris. Unë nuk di politikë. Mos të më prek askush e as unë nuk do ta prek askënd”, tha Natalya Preleviq, Qytetare.

Një pjesë e mirë e qytetarëve serbë që nuk pranuan të flasin para kamerës ose thanë se nuk e dinë a do të marrin pjesë ose refuzuan të komentojnë duke thënë se janë lodhur dhe nuk duan të flasin për politikë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika