Serbët lokalë të pakënaqur me produktivitetin e takimeve me Kurtin

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të nis dialogun me serbët lokalë. Kurti, më herët në Kuvend kishte deklaruar se dialogun ka kohë që e ka nisur, mirëpo serbët po hezitojnë të publikojnë fotografi nga takimet. Por, serbët që morën pjesë në këto takime, nuk po shprehen të kënaqur me produktivitetin e tyre

Barrikadat në Veri

Gabriel Escobar në cilësinë e emisarit të SHBA-së për dialogun, i shkoi të martën në zyrë, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Aty, përveç diskutimeve për barrikadat dhe sigurinë në veri, Escobar i kërkoi Kurtit që të nis në mënyrë produktive dialogun me serbët lokal.

Deri tash, Kurti ka treguar se për këtë qëllim ka mbajtur disa takime me shoqërinë civile serbe në Kosovë.

Në disa prej takimeve, ka marrë pjesë edhe drejtori i OJQ “Aktiv”, Miodrag Miliçeviq.

Miodrag Miliçeviq nga OJQ “Aktiv” ka thënë se”Fatkeqësisht kemi parë pak ose aspak takime konstruktive dhe produktive, që duhet të jenë qenësore në procesin e dialogut me komunitetin serb në Kosovë”.

Miliçeviq ka shumë vite që me organizatën e tij punon në integrimin e serbëve lokal.

Miodrag Milicevic nga OJQ “Aktiv” ka shtuar se “Fatkeqësisht nuk ka gatishmëri nga asnjëra anë që të angazhohen në procesin e dialogut, as nga përfaqësuesit e serbëve, e as nga Qeveria e Kosovës. Për shkak të këtyre dy arsyeve po vazhdojmë të shohim kriza politike në veri të Kosovës, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe potencialisht edhe më gjerë në regjion”.

I kënaqur me punën e Kurtit në realizimin e një premtimi që e kishte edhe përgjatë fushatës, nuk është as Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.

Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka thënë se “Në këtë situatë, kryeministri ka pasur hapësira dhe do të duhej të gjente hapësira në zonat ku jetojnë serbët të cilët janë më të gatshëm dhe kanë njëfar gatishmërie për të bashkëpunuar edhe me qeverinë e Kosovës dhe për të qenë më lojal ndaj Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim ka zona edhe në jug të Kosovës, ku faktikisht aty do të mund të ishte më lehtë që edhe në hapësirë publike kryeministri faktikisht të tregoj që qeveria e Kosovës dhe Republika e Kosovës është Republikë e të gjithëve”.

Në një deklarim në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se në një takim që e kishte realizuar me përfaqësuesit e disa organizatave serbe të shoqërisë civile, asnjëri prej tyre nuk kishte pranuar që të publikoheshin fotografi.

Këtë, Kurti tha se ata e bënë pasi ndiheshin të frikësuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika