Serbët në Veri e pengojnë KQZ-në t’i ushtrojë detyrat zyrtare

KQZ





Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se janë në pritje të njoftimeve nga zyrtarët komunalë të zgjedhjeve, të cilët të martën e gjashtë dhjetorit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, “me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur”.

Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se “KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet e tjera”

Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje këtë të martë, me fillim në orën 18:00.

Në komunën e Zubin Potokut janë lëshuar sirenat e alarmit nga banorët lokalë serbë.

Kjo për shkak të tentimit të tyre për t’i mos lejuar zgjedhjet komunale që shteti i Kosovës është duke i organizuar atje, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Sulmohet zyra e KQZ-së në Mitrovicën e Veriut, i thyhen dritaret (VIDEO)





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika