Serbët në veri paralajmërojnë protestë për çështjen e dinarit

Serbë lokalë në veri të Mitrovicës këtë të hënë do të protestojnë kundër vendimit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese

Mitrovica e Veriut, foto RFE.

Në veri të Mitrovicës, serbët lokalë kanë paralajmëruar një protestë këtë të hënë në orën 12:00, për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit si mjet pagese.

Thirrja për protestë është bërë edhe nga Lista Serbe, në rrjetin social Facebook.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se autoritetet janë të përgatitur për ta monitoruar protestën.

Në katër komunat veriore të Kosovës, ku shumica e popullsisë janë serbë, ditën e diel janë vërejtur disa grafite me shkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar se vendimi i Bankës Qendrore nuk pengon Serbinë për të ndihmuar komunitetin serb, dhe se Kosova nuk e ka ndaluar përdorimin e dinarit.

Ai ka theksuar se euroja duhet të jetë monedha e vetme e pranueshme për transaksionet me para të gatshme.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se nëpërmjet Rregullores së BQK-së po luftohet kriminaliteti.

Banka Qendrore ka bërë të ditur se rregullorja e tyre nuk ndalon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro dhe nuk kufizon aktivitetin këmbimor të valutave nga institucionet financiare.

Të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë te secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Kryesisht në katër komunat veriore, operojnë degë bankare dhe institucione mikrofinanciare.

Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikrofinanciare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa dhe këmbimore.

Numri i degëve dhe i zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika