Serbët në veri protestojnë kundër ndalimit të dinarit

Serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut kanë nisur protestën të hënën, për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit

Ka nisur protesta e thirrur këtë të hënë nga qytetarët serbë, të cilët janë kundër vendimit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese.

Deri më tani janë grumbulluar deri 1 mijë qytetarë në sheshin e Mitrovicës së Veriut, e në krye të tyre janë parë edhe zyrtarë të Listës Serbe.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Dukagjinin, protesta pritet të zgjasë 45 minuta.

“Situata e sigurisë është e qetë, ne vazhdojmë me monitorimin e protestës. Në fakt protestuesit kanë filluar të mblidhen më herët, janë diku deri 1 mijë persona. Nuk kemi asnjë problem që të theksohet. Protesta do të zgjasë 45 minuta”, ka deklaruar për Dukagjinin zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Protestuesit serbë në sheshin e Mitrovicës së veriut, foto Sylejman Sylejmani RTV Dukagjini.
Zyrtarë nga partia Lista Serbe marrin pjesë në protestën kundër ndalimit të dinarit.

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar, dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Banka Qendrore ka bërë të ditur se rregullorja e tyre nuk ndalon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro dhe nuk kufizon aktivitetin këmbimor të valutave nga institucionet financiare.

Të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë te secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BKQ), të cilin e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj.

Kryeministri Kurti ka mbështetur zbatimin e rregulloreve të reja për përdorimin e euros si monedhë të vetme, duke deklaruar se këtë vendim nuk mund ta kthejnë pas.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se nuk ka plane për masë ndëshkuese dhe se do t’u jepet kohë serbëve etnikë për t’u përshtatur me këtë ndryshim.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika