Serbët nga Kosova nisen për të votuar në Serbi, krijohen kolona të gjata në Jarinjë e Bërnjak

Kolona dhe pritje të gjata janë krijuar në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi ,dhe organizimeve të serbëve nga Kosova për të udhëtuar drejt shtetit fqinj.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se, pritjet janë shkaktuar kryesisht, në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak.

“Pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket sigurisë, Policia e Kosovës ka thënë se situata vlerësohet e qetë dhe stabile.

“Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar”, vijon njoftimi.

Sot (e diele) me tre prill janë hapur qendrat e votimit në tërë Serbinë. Atje do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, për të cilat serbët nga Kosova që kanë shtetësi edhe të Serbisë do të votojnë në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.

Ndonëse, Serbia dëshironte që këto zgjedhje të mbaheshin edhe në territorin e Kosovës përmes OSBE-së, Qeveria e Kosovës nuk kishte pranuar.

Ato mund të pranoheshin vetëm në rast se, qeveria e Serbisë do t’i dërgonte kërkesë zyrtare qeverisë së Kosovës.

Por, Serbia teksa ka refuzuar një gjë të tillë, e ka pranuar propozimin e shteteve të QUINT-it, që Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë të komunikojë me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Kërkesa e shteteve të QUINT-it ishte refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka këmbëngulur në idenë se duhet një komunikim mes qeverive, ndryshe, sipas tij, kjo nënkuptonte shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Kryeministri Kurti, kishte thënë se, ai nuk dëshiron që t’ua pamundësojë serbëve të Kosovës të drejtën e votës, por se në të njejtën kohë nuk mund të veprojë kundër ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.

Ai kishte theksuar se, për zgjedhjet serbe në Kosovë, duhet të ketë marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Këtë deklaratë Kurti e kishte bërë gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të Kosovës, pak ditë para se në Serbi të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Vendimi i Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, nuk është mirëpritur nga shtetet e QUINT-it.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca, si shtete të QUINT-it, janë shprehur të zhgënjyera pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, të caktuara më tre prill.

“Përderisa ne e vlerësojmë qasjen e Serbisë për të gjetur zgjidhje, me zhgënjim të madh ne shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga QUINT-i”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Me këtë vendim, “Qeveria e Kosovës ka dështuar të demonstrojë përkushtimin për parimin e mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe anëtarët e grupeve të minoriteteve”.

Sipas QUINT-it, “kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës nuk është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe do të minojë aspiratat e saj evropiane”.

Ndërkaq, rreth 100 mijë votues nga Kosova kanë të drejtë vote në Serbi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika