Serbët nisin konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

Dhjetëra serbë e kanë shfrytëzuar ditën e parë të procesit të konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale serbe, duke aplikuar për t'u pajisur me patentë shofer të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës vlerëson se afati tre mujor do të mjaftojë për t'i hapur rrugë heqjes nga përdorimi patent shoferëve ilegalë

Pas heqjes së targave ilegale nga përdorimi nga sot ka nisur edhe periudha e konvertimit të patentshoferit që lëshohet ilegalisht nga Serbia dhe e marrin serbët që jetojnë në Kosovë, duke iu referuar qyteteve të Kosovës si pjesë e Serbisë.

Periudha e konvertimit zgjatë deri më 9 gusht ndërsa aplikimi bëhet online apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat.

Interesimi në ditën e parë nuk ka munguar.

“Deri më tani 20 persona kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në RKS”, ka thënë Ardita Ademi-Istrefi, udhëheqëse e Qendrës së Regjistrimit.

Policia e Kosovës vlerëson se bashkë me targat RKS ishte rritur edhe interesimi për patent shofer, për çka kanë kohë edhe tre muaj që ta shfrytëzojnë mundësinë.

“Sipas vendimit të Qeverisë data e fundit është data 9 gusht tre muaj nga tash, dhe ajo është dita e fundit për neve. Me siguri që gjatë kësaj kohe tre mujore do të kemi edhe çështje teknike të cilat duhet të përfundojnë për shembull çka për ata të cilët brenda këtyre tre muajve që i marrin patent-shoferat e ri ose diçka e tillë. Mirëpo për neve është me rëndësi sepse patenteshoferat e hapin edhe derën e regjistrimit të autoshkollave, kontrolleve teknik”, ka thënë Veton Elshani.

E ashtuquajtura Drejtoria koordinuese në Beograd vazhdon të lëshojë pasaporta, letërnjoftime, patentshoferë, e deri së fundi njëjtë ka vepruar edhe me targat për vetura për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Targat e jashtëligjshme janë hequr nga përdorimi, për patentë shofer ka nisur procesi, por pasaportën që e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë, Parlamenti Evropian ka vendosur ta njoh si të ligjshme.

Madje më 23 prill i ka liberalizuar vizat për serbët që e kanë këtë pasaportë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika