I ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” ka bërë thirrje për protestë më 22 dhjetor.
Kjo kinse për shkak të “kërcënimeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.
Pos kësaj, arsyeja tjetër e kësaj thirrjeje sipas tyre është edhe mbështetja e drejtpërdrejtë e Kurtit nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, “i cili guxoi të caktojë ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave”.
“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në orën 12:00 në Rudar afër kryqit, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen së bashku për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës nuk është as Gjermania dhe as fundi i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, thuhet në njoftim.