Serbët protestojnë kundër shkatërrimit të monumenteve fetare në Zubin Potok

Qindra serbë protestuan këtë të premte në Zubin Potok kundër shkatërrimit të monumenteve dhe ikonave fetare, duke bllokuar përkohësisht një korsi të magjistrales Zubin Potok - Bërnjak, por pa incidente

Pamje nga protesta e serbëve në Zubin Potok.

Qindra serbë nga rajoni i Zubin Potokut dhe më gjerë, kanë protestuar sot në Zubin Potok në shenjë pakënaqësie, siç thanë ata, me shkatërrimin e monumenteve dhe ikonave fetare që kanë ndodhur kohën e fundit nëpër fshatrat e Komunës së Zubin Potokut.

Ata protestën e filluan para stacionit policor në Zubin Potok, për të vazhduar pastaj në kishën e këtij qyteti ku ndezën qirinj.

Protesta e cila bllokoi vetëm një korsi të magjistrales Zubim Potok – Bërnjak, ka zgjatur rreth dyzet minuta.

Gjatë protestës nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa është vëzhguar nga afër prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në numër më të madh se rëndom./KP

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika