Është ajo çka serbët e Kosovës sa herë që ka ndonjë aksion nga Kosova e vendosin në vende të dukshme.
Pankarta më mbishkrimin “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe”, nuk munguan as të dielën e 31 korrikut.
Këtë synim serbët duket se synojnë ta arrijnë përmes krijimit të situatave me anë të të cilave pasqyrohet para faktorit ndërkombëtarë një lloj kërcënimi për serbët lokal.
Një gjë të tillë e thotë edhe profesori Milazim Krasniqi.
“Me zhvillimet e fundit kam frikën se po shkojmë drejt federalizimit të Kosovës pasi po krijohet ideja se serbët janë të kërcënuara. Viti 2004 është referencë interesante dhe mendoj se intervenimet e djeshme pa një plan strategjik gjithmonë shkojnë në favor të serbëve. Kjo do të paraqiste bazën për konflike afatgjatë në rajon siç është rasti më Bosnjën e Hercegovinen dhe Donbaskon”, ka thënë Krasniqi.
Se vendimi i mbrëmshëm ishte i menduar jo mirë nga krerët e Kosovës e thotë edhe Visar Ymeri.
Ai paralajmron vjeshtën si një periudhë dinamike pas zhvillim të fundit drejt një marrëveshje finale.
“Bashkësia e Komunave me shumicë serbe është marrëveshje mes dy palëve dhe në këtë drejtim konsideroj se nuk janë këto veprime që zbatojnë atë marrëveshje. Kjo kërkesë ka qenë e vazhdushme jo vetëm nga Serbia por edhe nga miqtë ndërkombetarë dhe mendoj se koha e vjeshtës do të jetë dinamike lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pasi të gjitha këto probleme që po lindin po e shpërfaqin nevojën e jashtëzakonshme që kjo çështje të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Ymeri.
Formimin e Asociacionit tash e disa vjet e kërkojnë pala serbe.
Por, kjo marrëveshje që ishte arritur fillimisht në vitin 2013 e më pas edhe 2015, nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës.
Për të ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku kishte gjetur shumë pika të cilat nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.