Serbët thërrasin sërish protestë në veri

Të enjten e 22 dhjetorit në Rudar pritet të mbahet një protestë e thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”

I ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” ka bërë thirrje për protestë më 22 dhjetor.

Kjo kinse për shkak të “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.

Pos kësaj, arsyeja tjetër e kësaj thirrjeje është edhe mbështetja e drejtpërdrejtë e Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, “i cili guxoi të caktojë ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe ra në anën e terrorit dhe dhunës së Kurtit”.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në orën 12:00 në Rudar afër kryqit, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen së bashku për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës nuk është as Gjermania dhe as fundi i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në veri të Mitrovicës, të dielën e gjashtë nëntorit, është mbajtur një protestë – e thirrur nga Lista Serbe – për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS – Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për largim nga të gjitha institucionet e vendit.

Nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza, për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Komuniteti ndërkombëtar ka thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, mirëpo ka kërkuar shtyrje të vendimit për periudhë 12-mujore.

Lista Serbe ka thënë se protesta po organizohet për të treguar “unitet dhe për t’i thënë Evropës, njëzëri, se Serbia është vendi i tyre”.

Përveç anulimit të vendimit për targat, në protesta është kërkuar edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në protesta janë parë mbishkrime të ndryshme.

Nenad Gjuriq, është suspenduar nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, pasi ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Afro dy javë, veriu ende mbetet i barrikaduar

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika