Serbët vendosin t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës (VIDEO)

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë marrë vendimin për bojkotimin e institucioneve të Kosovës

Pamje nga takimi





Përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriutNenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe eprorët e Policisë së Kosovës, zyrtarë të komunave me shumicë serbe dhe gjykatave.

Ndërsa, ata kanë paralajmëruar protesta nga e diela e gjashtë nëntorit.

Po ashtu, paralelisht me këto zhvillime në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ftesë të kryeministres serbe, do të zhvillojnë një takim, në të cilin, do të diskutohet një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

Pas kësaj, Vuçiq do të takohet edhe me ambasadorin kinez, Chen Bo dhe me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Si rrjedhojë e këtyre takimeve, Vuçiq ka anuluar udhëtimin e tij drejt Egjipitit.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika