Serbi: 1 person i vdekur dhe 2 mijë e 55 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi është raportuar se ka vdekur 1 person si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 mijë e 55 raste të reja

COVID-Serbi

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar, gjithsej, 6 mijë e 521 persona, ku nga ta kanë rezultuar pozitivë 2 mijë e 55 persona, ndërsa betejën me virusin e ka humbur një pacient.

Aktualisht në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 250 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët, 11 po trajtohen përmes respiratorit.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Serbisë ka njoftuar se ka një ngritje të numrit të të infektuarve javëve të fundit.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi 16 mijë e 169 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Që nga fillimi i pandemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 2 milionë e 56 mijë e 691 raste të infektimit.

Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.79 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 17 korrik 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 10 milionë e 41 mijë e 491 persona.

Raporti i COVID-19, Serbi për datën 17 korrik 2022

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika