Serbi: 12 persona të vdekur dhe 1 mijë e 273 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 8 mijë e 110 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 273 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 709 pacientë të infektuar, 38 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 969 mijë e 44 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 758 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 përqind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 27 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milionë e 128 mijë e 244 persona.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika