Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 10 mijë e 46 testime.
Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 817 raste të reja.
Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 406 pacientë të infektuar, 25 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata pandemike në vend mbetet ende e pafavorshme.
Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 2 milionë e 5 mijë e 72 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 980 persona.
Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 28 prill 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 9 milionë e 471 mijë e 803 persona.