Serbi: 5 persona të vdekur dhe 823 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi është raportuar se kanë vdekur 5 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 823 raste të reja

COVID-Serbi

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar, gjithsej 11 mijë e 149 persona, ku nga ta kanë rezultuar pozitivë 823 persona, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 5 pacientë.

Aktualisht në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 269 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 11 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi 17 mijë e 700 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Që nga fillimi i pandemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 2 milionë e 470 mijë e 291 raste të infektimit.

Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.72 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 14:00 të datës 31 janar 2023, në vend janë testuar, gjithsej, 12 milionë e 142 mijë e 741 persona.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika