Serbi: 5 të vdekur dhe 628 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë(MSH) e Serbisë ka kryer 5 mijë e 641 testime

Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 5 mijë e 641 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 628 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 439 pacientë të infektuar, 25 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata pandemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 2 milionë e  1 mijë e 144 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 953 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 23 prill 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 9 milionë e 427 mijë e 662 persona.

Statistikat e COVID-19 të Republikës së Serbisë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika