Serbi: 7 persona të vdekur dhe 984 raste të reja me COVID – 19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 11 mijë e 521 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 984 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 561 pacientë të infektuar, 24 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata pandemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 993 mijë e 661 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 913 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 14 prill 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 9 milionë e 350 mijë e 216 persona.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika