Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 10 mijë e 915 testime.
Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 501 raste të reja.
Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 688 pacientë të infektuar, 32 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.
Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 979 mijë e 729 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 818 persona.
Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 përqind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 2 prill 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milionë e 214 mijë e 166 persona.