Në orën 20:00 edhe zyrtarisht janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.
Në disa vende votimi vazhdon ende, kushdo që ka ndodhur në një qendër votimi mund të shfrytëzojë të drejtën e tij.
Sipas rregullit, mund të votojë kushdo që ka qenë në qendrën e votimit në momentin e mbylljes së qendrës së votimit.
Ndryshe, gjithsej 18 parti dhe koalicione janë vënë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e rreth 6.5 milionë votuesve.
Në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët, duke garuar me dy lista të ndara “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.
Pragu për të hyrë në parlamentin serb prej 250 ulësesh është tre për qind. /KP